Dybala i dhuron fitoren Juves dhe ngjit bardhezinjtë në krye (VIDEO)
Juventusi ka fituar sot me shumë vuajtje një duel të rëndësishëm ndaj Milanit duke u kthyer në kreun e Serisë A, por bardhezinjtë e drejtuar nga Mauricio Sarri kanë vuajtur shumë për të marrë tri pikët.

Në duelin e luajtur në Torino, kanë qenë miqtë ata që kanë krijuar më shumë lojë e raste, sidomos në pjesën e parë duke vënë në vështirësi të dukshme vendasit pasi kanë qenë gjithmonë pranë rrjetës sidomos me Piotek.

Pjesa e dytë ishte pak më e balancuar, me raste në të dy ekipet edhe pse Sarri hoqi shpejt nga fusha Ronaldon për t’i bërë vend Dibala. Ndërrimi, edhe pse normalisht nuk i pëlqeu portugezit, ishte ai i duhuri, pasi argjentinasi ishte ai që shënoi golin e vetëm të ndeshjes, në minutën e 77 të sfidës, duke vendosur këtë duel me shumë histori.

Tanimë Juventus kalon përsëri Interin në kreun e renditjes, ndërsa Mileni mbetet i zhytur në pozita aspak të mira në renditje, me vetëm 13 pikë pas 12 ndeshjesh.
Shtuar më 10/11/2019, ora 22:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori