E bujshme, Chelsea ofron 115 milion euro yllin e Barcelonës
Jo vetëm Higuain te Chelsea. "Daily Express" raporton se Chelsea po përgatit një ofertë të majme për Philipe Coutnhon, shkruan Albeu.com.

Blutë janë një hap larg transferimit të Gonzalo Higuain në Stamford Bridge. Megjithatë EL Pipita, mund të mos jetë blerja e vetme e madhe e londinezëve në merkaton e janarit.

Sipas "Daily Express" Chelsea është duke përgatitur një ofertë të majme afruarar Coutinhon në skuadër.

Blutë janë të gatshëm të ofrojnë plot 115 milionë euro për brazilianin.

Një shifër e ulët kjo në krahësim me 160 milionë euro, që shpenzoi Barcelona për ta blerë nga Liverpooli fiks një vit më parë duke u bërë blerja e më e shtrenjtë në historinë e klubit katalanas.

Coutinho nuk po kalon një moment të mirë te Barcelona. Dembele i ka zënë vendin anësorit dhe kjo nuk i ka pëlqyër aspak lojtarit. /albeu.com/


Shtuar më 20/01/2019, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori