Çfarë po ndodh me Juventusin? Bardhezinjtë turpërohen keq nga Fiorentina (VIDEO)




Juventus ka pësuar një humbje shokuese 0-3 në shtëpi nga Fiorentina.

Një ndeshje që nisi keq në fakt për skuadrën e Pirlos teksa e panë vetën në disavantazh që në minutën e 3 pas golit të Vlahovic, ndësa Cuadrado u ndëshkua me të kuq në minutën e 18, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, edhe në të dytën Juve nuk kishte fuqi të reagonte teksa Alex Sandro vështirësoi gjithçka me atugolin në minutën e 76, ndërsa goli i Caceres në minutën e 81 vulosi fatin e këtij takimi.

Kjo ishte humbja e parë për Juventusin këtë sezon në Serie A, teksa pas 14 javësh bardhezinjtë e shohin vetën në vendin e 4 me 24 pikë. /albeuc.om/
Shtuar më 22/12/2020, ora 22:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori