Lumë golash në "San Siro", Milan dhe Juve dhurojnë spektakël (VIDEO)

Milani dhe Juventusi kanë dhuruar spektakël në San Siro si rrallë herë, shkruan Albeu.com.

Kuqezinjtë kanë bërë mbrekullinë duke fituar 4-2 me përmbysje.

Pas një pjese të parë pa gola me fillimin e të dytës skuadra e Sarri realizoi dy gola të shpejtë me Rabiot dhe Ronaldo.

Por kur u mendua se Juve po shkonte drejt 3 pikëve të arta, Milani realizoi plot 4 gola.

Serinë e golave e hapi Ibra me 11-metërsh më pas shënuan Kessie, Leao, dhe Rebic.

Ndërkohë pas 31 javësh Milani ngjitet në vendin e 5 me 49 pikë ndërsa Juve mban vendin e parë me 75 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 07/07/2020, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori