Mbappe "gjunjëzon" me hat-trick Barcelonën, francezët me një këmbë në çerekfinale (VIDEO)
Me Mbappe në superformë i cili realizoi hat-trick PSG ka bërë një ndeshje të madhe në Camp Nou teksa ka shkatërruar 1-4 Barcelonën në ndeshjen e parë të Champions.

Katalanasit në fakt e nisën mirë ndeshjen duke shënuar të parët me Messin i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Megjithatë PSG nuk u dorëzua dhe barazoi 5 minuta më vone me Mbappe.

Me fillimin e pjesës së dytë francezët ishin të pa përmbajtshëm duke realizuar sërish me Mbappe 65' 85' dhe Kean 70'.

Ndërkohë, ndeshja e kthimit luhet më 10 mars ku PSG tashmë është favorit për të kaluar në çerekfinale. /albeu.com/

Shtuar më 16/02/2021, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori