E FUNDIT / Ndërron jetë polici në përleshjen mes tifozëve të Bilbaos dhe Spartakut (VIDEO)
Pëlqej
Gazeta spanjolle "AS" raporton se ka ndërruar jetë një polic gjatë përleshjeve mes tifozëveBilbaos dhe atyre të Spartak Moska.

Sipas AS, polici ka vdekur pas një sulmi që ka marrë në zemër kur po tentonte të kontrollonte gjendjen në Bilbao mes tifozëve të Athleticos dhe të Spartak Moskës.

Por gjithashtu raportohet se ka disa të lënduar, ndërsa ka edhe të arrestuar për situatën në Bilbao, që nisi dy orë para ndeshjes.

Bilbao humbi 1-2 në shtëpi, por u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 4-3, falë fitores në udhëtim 1 me 3. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2018, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori