Zhgënjen Atl Madrid, gjermanët bëjnë mrekullinë në Champions (VIDEO)





Atl Madrid ka zhgënjyer duke u eleminuar nga Champions League.

Spanjollët kanë bërë si rrallë herë një ndeshje të dobët ku nuk bindën as me lojë duke u mposhtur 2-1 nga Leipzig, shkruan Albeu.com.

Pas një pjesë të parë pa gola gjermanët kapën në befasi mbrojtjen spanolle duke zhbllokuar shifrat me Olmo sapo filloi pjesa e dytë.

Megjithatë skuadra e Simeones barazoi shifrat në 1-1 me anë të një 11-metërshi të shëndërruar në gol nga Felix.

Ndërkohë, kur u mendua që sfida do shkonte drejt penalltive Leipizg shënoi golin e fitores 2-1 me Adams.

Tashmë Leipzig në Gjysmë-finale do të luajë ndaj PSG. /albeu.com/

Shtuar më 13/08/2020, ora 22:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori