E pabesueshme: Gafa e Shkodran Mustafit bëhet "hit" në internet
"Topçinjët" u përballën me Colorado Rapids, në një ndeshje e cila i takoi në tërësi skuadrës së Unai Emery.

Arsenal fitoi me rezultati bindës 3-0, ku golat u shënuan nga Bukayo Saka (13’), James Olayinka (29’) dhe transferimi më i ri, Gabriel Martinelli (61’).

Por kjo sfidë u bë virale në rrjetet sociale për një arsye të pabesueshme, me protagonist Shkodran Mustafin.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptar u inkuadrua në fushë në minutën e 62’ dhe mori shiritin e kapitenit, të cilin e vendos në dorën e djathtë.

Shiriti i kapiteni kryesisht mbahet në dorën e majtë, por Mustafi ka ‘dashur’ të befasojë publikun me këtë veprim.
Shtuar më 16/07/2019, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori