E pamundur! Portieri francez prek traversën me këmbë (VIDEO)


Franca mori fitoren e parë në Ligën e Kombeve.

Në "Stade de France" të elektrizuar edhe nga festa për Kupën e Botës, skuadra e Didier Deschamps fitoi ndaj asaj të Ronald Koeman me rezultatin 2-1.

Mbappe i dha avantazhin skuadrës 2 herë kampione të botës, por tulipanët barazuan me Ryan Babel.

15 minuta nga fundi i ndeshjes, Giroud shënoi golin e fitores për Francën që është në kuotën e 4 pikëve në Grupin 1 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Në këtë ndeshje ka tërhequr vëmendjen edhe një veprim akrobatik i portierit francez Areola.

Ekipet sapo ishin futur fushë për pjesën e dytë dhe Areola kur shkon në portë kërcen fuqishëm dhe kap traversën e portës së tij me këmbë.

Një veprim tepër i vështirë duke marrë parasyshë lartësinë e portë.

Për më tepër ju frojmë të ndiqni pamjet. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2018, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori