E tëmerrshme, talenti Corinthiasit thyen këmbën (VIDEO)
Futbollisti i Corinthiansit, Fessin, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e turneut U-20 kundër Ituoanos.

Në një dyluftim me portierin kundërshtar, talenti 20-vjeçar, një nga lojtarët më premtues të ekipit të Sao Paolos, ka thyer këmbën.

Kryesori dhe futbollistët e tjerë në fushë e kuptuar vetëm pas disa sekondash atë që kishte ndodhur. Fessin është dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Kthimi i tij në fushat e blerta parashikohet pas një periudhë të gjatë rehabilitimi.
Shtuar më 09/01/2019, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori