E vërtetë: Asist i Michael Jackson, shënon John Lennon (VIDEO)

Komentatori brazilian nuk është i çmendur: asist i Micheal Jackson dhe shënon John Lennon. Janë dy futbollistë të Atletico Clube Goianiense, skuadër e Serie B në Brazil që ka në skuadër edhe Mahatma Gandhi Heberpio. Që të gjithë janë brazilianë: John Lennon Silva Santos, babai i të cilit ka qënë fan i yllit të Beatles, ndaj dhe i ka vënë këtë emër, ndërsa tjetri është Michael Jackson, Carlos Adriano de Souza Cruz. Quhet kështu pasi i feston golat duke kërcyer si ylli i Pop-it.

Dy yjet janë në top-formë ndaj dhe fitojnë ndeshjen kundër Oestes 4-0. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2013, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori