Edgar Çani "Golden Goal" në Poloni (VIDEO)
Edgar Çani ka qënë heroi i ndeshjes në fitoren e skuadrës së tij Polonia Varshava kundër Lech Pozhnan me rezultatin 1-0. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 90-të duke i dhenë tre pikë të rëndësishme Polonias në një ndeshje kundër një rivali të fortë.

22-vjeçari shqiptar e ka filluar ndeshjen nga stoli dhe ka hyrë në fushë në minutën e 62-të në vend të Brzyski. Ai ka rrezikuar disa minuta më pas por është treguar vendimtar në minutën e fundit të kohës së rregullt kur shënon golin e fitores.

Ky ishte goli i tretë sezonal për ish-sulmuesin e Palermos dhe Modenës, që me gjithë formën etij të mirë nuk aktivizohet si titullar në ekipin polak. Çani është aktivizuar në 12 ndeshje por vetëm 4 prej tyre i ka nisur si titullar. /albeu.com/








Shtuar më 07/11/2011, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori