Edhe Interi në garë për talentin shqiptar (VIDEO)
Talenti i Kombëtares Shpresa, Rei Manaj po kthehet në kryefjalë në merkaton italiane. Që prej disa javësh në gjurmët e sulmuesit të Cremoneses janë vënë disa prej klubeve më të mëdha të gadhishullit Apenin por jo vetëm.

Me 23 ndeshje zyrtare dhe 2 gola të shënuar këtë sezon, Manaj ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve të cilët kanë ndjekur disa ndeshje të tij në Lega Pro ku militon ekipi i Cremoneses.

Fillimisht Lazio, por edhe Juventusi shfaqën dëshirën për ta afruar në skuadrat e tyre zinxhir, por tashmë në garë ka hyrë edhe klubi i Interit.

Sipas informacioneve që vijnë nga Italia, zikaltërit kërkojnë ta kanalizojnë çështjen në rrugë zyrtare për ta mbyllur sa më shpejt transferimin e tij në Milano. Në lidhje me situatën aktuale ka folur edhe drejtori sportiv i Cremoneses, Stefano Giammarioli.

"Nga informacionet që kam Inter po e vëzhgon që prej shumë muajsh, por nuk kanë munguar as klubet e tjera. Gjithsesi për momentin nuk kemi hyrë në bisedime me asnjë skuadër, madje mund të konfirmoj se nuk kemi marrë as oferta. Rei ka një kontratë që e lidh me ne deri në vitin 2017 dhe nga ky këndvështrim gjithçka është në rregull. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në të ardhmen", është shprehur numri dy i skuadrës së Lega Pro. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2015, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori