Edhe pse me hundë të thyer, Ramos heq maskën dhe vrapon për të goditur topin me kokë (VIDEO)
Pëlqej
Sergio Ramos u kthye në fushë pas ‘frakturës’ në hundë që kishte pësuar më 18 nëntor në derbim madrilen ndaj Atletico Madridit.

Ramos luajti me një maskë mbrojtëse në hundën e tij në ndeshjen e mbrëmshme kundër Athletic Bilbaos dhe gjatë minutave sa ishte në fushë tregoi sakrificën e tij të madhe për klubin, përcjellë Albeu.com.

Në minutën e 70-të, kur Kroos po gjuante një rivënie këndore, Ramos vendosi të rrezikojë duke hequr maskën e tij nga fytyra me ‘qëllim’, që nëse e godet topin saktësia të jetë më e madhe drejt portës kundërshtare.

Kapiteni në këtë aksion ishte duke u ndjekur vazhdimisht nga Raul Garcia, dhe shumë lehtë mund të pësonte ndonjë goditje e cila do ti vështirësonte edhe më shumë problemet në hundë. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2017, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori