Eliminim shokues, Lampard mposht Unitedin e Mourinhos (VIDEO)
Pëlqej
Manchester United ka pësuar një eliminim shokues sonte në Carabao Cup ndaj Derby.

Skuadra e Jose Mourinhos pritej që të kalonte këtë fazë pasi shorti i kishte rënë me skuadrën e Championship, Derby, por gjërat u komplikuan shumë për United në fund të kësaj ndeshje.

Pjesa e parë nisi shumë mirë për "Djajtë e Kuq" ku që në minutën e tretë shënoi Juan Mata.

Por, ngadalë Derby kthehet në lojë dhe arrinë që gjërat ti kthej në dobi të tyre.

Gjatë pjesës së parë ata nuk shënuan gol dhe e nisin shumë mirë pjesën e dytë.

Rezultati barazohet në minutën e 59', ku shënon Harry Wilson me një supergol nga goditja e dënimit.

Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, Derby shënon edhe golin e përmbysjes, me anë të Marriott në minutën e 85', duke përmbysur gjithçka.

Por Fellaini barazoi rezultatin në minutën e 5' të shtesës duke dërguar ndeshjen në penallti.

Por, djemtë e Frank Lampard arritën që të fitojnë penalltitë pasi që Jones i Manchester United e humbi penalltinë e fundit.

Kujtojmë se u desh të ekzekutohen 8 penallti, ku Derby County shënuan, ndërsa United humbi një. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori