Emocionuese/ U zgjua nga koma nga goli i Ronaldos, portugezi e takon (VIDEO)
Cristiano Ronaldo është një shembull jashtë fushave të lojës dhe këtë gjë portugezi e ka treguar shpesh herë. Cr7 së fundmi ka pasur një takim emocionues me djaloshin që e zgjoi nga koma në vitin 2014.

Ylli portugez ka takuar para ndeshjes me Legian, pikërisht tifozin polak David Pawlaczyc, i cili kishte rënë në koma pas rrëzimit nga biçikleta.

Djaloshi David u zgjua nga koma në vitin 2014 pasi kishte dëgjuar golin e tretë të Ronaldos në ndeshjes mes Portugalisë dhe Suedisë, e vlefshme për “Play-Off”-in e kualifikimeve për Kupën e Botës.

Shtuar më 02/11/2016, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori