Empoli i bën nder Milanit, ndal Atalantan (VIDEO)
Empoli, skuadra ku luan lojtari i përfaqësueses shqiptare Frederic Veseli, ka barazuar 0-0 ndaj Atalanta-s në transfertë, një pikë e rëndësishme që mban gjallë shpresat e mbijetesës.

Në krahun tjetër, një rezultat zhgënjyes për vendasit, të cilët mund të kishin parakaluar Roma-n dhe do të ishin me pikë të barabarta me Milan-in e vendit të 4-t nëse do të kishin fituar.

Etrit Berisha ishte sërish në stol tek Atalanta, po ashtu edhe Berat Gjimshiti. Të dy nuk luajtën asnjë minutë dhe është një sinjal i keq sidomos për portierin, që duket se ka humbur sërish formacionin.

Mundësitë për të shënuar ishin të gjitha të Atalantas, që sidomos në pjesën e parë duhej të kishte shënuar. Vendasit goditën 32 herë drejt portës së Empoli-t, 18 herë në kuadrat, por pa sukses, për mungesë fati dhe saktësie, por edhe për shkak se portieri kundërshtar Dragowski ishte në formë spektakolare.

Pas pushimit Empoli ruajti barazimin, teksa Veseli zhvilloi një tjetër ndeshje të mirë në prapavijë, duke i bërë një nder të madh Milanit, por dhe Romës. /albeu.com/



Shtuar më 15/04/2019, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori