EMRI/ Ky është shefi i komisariati në Tiranë që qëlloi me shuplakë gruan te Bregu i Lumit (VIDEO)
Një video u shpërnda që në orët e para të mëngjesit të sotëm nga PD, teksa ilustronte tensionin me përplasje fizike mes policisë dhe banorëve te Bregu i Lumit në Tiranë.

Kjo për faktin se banorët kundërshtonin aksionin e fadromave, e shoqëruar me forca të shumta policore për shembjen e 38 banesave, në kuadër të zgjerimit të Bulevardit të Ri.

video, shihet qartë se si një punonjës policie qëllon më pëllëmbë në duar një vajzë, e cila kundërshton aksioni, ashtu si pjesa tjetër e banorëve.

Ish-deputeti Klevis Balliu denoncon se bëhet fjalë për Agim Hoxhën, i cili njihet si shef Komisariati nr 4 në Tiranë.

PD e ka cilësuar të papranueshme dhunën ndaj banorëve, ndërsa në përplasjen e pak ditëve më parë, po në këtë zonë, policia përdori edhe gaz lotsjellës ndaj tyre, me qëllim për t’i nxjerrë nga shtëpia dhe për të vijuar normalisht shembjen e banesave.
Shtuar më 17/04/2019, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori