Ende barazim derbi i kryeqytetit, por në rrugët e Elbasanit ka përplasje mes tifozerive (VIDEO)
Është mbyllur pjesa e parë mes Partizanit dhe Tiranës, në derbin që po zhvilllohet në “Elbasan Arena”. Pa gola dhe me pak raste, por lojë e shpejtë dhe e bukur.

Tirana iu afrua golit me blerjen e fundit, Seferi, që ka shmangur edhe portierin Hoxha dhe ka goditur jashtë.

Kurse te të kuqtë ishte William Cordeiro ai që iu afrua golit dhe përpara portierit Visar Beka do të gabonte duke e dërguar topin shumë lart rrezes së kuadratit.

Derbi nuk ka vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Ultrasit e bardhebluve dhe ata të Partizanit janë përplasur mes tyre në afërsi të stadiumit. Policia është dashur të ndërhyjë për të shpërndarë turmën, ndërkohë që nuk ka munguar përdorja e mjeteve piroteknike dhe gurëve, raporton albeu.com, që publikon edhe pamjet.

Shtuar më 21/01/2021, ora 19:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori