Endri Çekiçi magjik, realizon supergol në Slloveni (VIDEO)
Endri Çekiçi vijon formën spektaklore në kampionatin slloven. Djaloshi pogradecar ka realizuar për Olimpija Lubjanën në ndeshjen ndaj Bravos.

Endri tundi rrjetën që në minutën e 3 me një të djathtë të frikshmë në hyrje të zonës duke realizuar një gol spektakolar, shkruan Albeu.com.

Skuadra e Olimpias me këtë rezultat ngjitet në vendin e parë, teksa lufton për titullin kampion së bashku gjigantët e Mariborit dhe Aluminj.

Ndërkohë ky ishte goli i tij i 7 në 10 ndeshje me Olimpian, ndërsa pak ditë më parë ai foli në një interviste ekskluzive për Albeu.com ku deklaroi se pret me padurim një ftesë në Kombëtare nga Edoardo Reya. /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2019, ora 20:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori