Episodi që krijoi polemika, si e fali arbitri Messin për karton të kuq (VIDEO)
Leo Messi ishte protagonist i një episodi të dyshimtë në fitoren 1-0 të Barcelonës ndaj Athletic Bilbaos.

Argjentinasi mund ta kishte përfunduar ndeshjen përpara shokëve të tij pas një ndërhyrjeje të rëndë mbi Yeray në pjesën e dytë të takimit. Por faulli nuk u konsiderua nga arbitri Gil Manzano as për karton të verdhë, ndërkohë që mungoi edhe ndërhyrja e VAR-it.

Ishte minuta e 69-të kur Messi u sul mbi një top të diskutueshëm në hyrje të zonës së Athleticos. Në këtë moment, argjentinasi shkel me taka në kaviljen e kundërshtarit.
Shtuar më 24/06/2020, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori