Eredivisie, PSV dorëzon kreun (VIDEO)
Kryesuesja e Eredivisie, PSV Eindhoven shmangu humbjen në minutat e fundit të takimit përballë Heracles në kuadër të javës së katër të kampionatit hollandez, teksa deri në minutën e 86 ishte në dizavantazh të një goli, i realizuar nga Duarte që në fillim të këtij 90-minutëshi.


Skuadra e Philip Cocu e pati të vështirë të përshtatej me barin sintetik të stadiumit të Almelos, madje vendasit patën mundësi të tjera për ta thelluar avantazhin, por topi në dy raste u ndal nga shtylla.

Katër minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, koreano-jugori Li Sun Park, e dërgoi topin në rrjetë në një pozicion shumë të vështirë, duke e befasuar portierin e Heracles, që nuk e priste goditjen e ish-lojtarit të Manchester United.

minutat e mbetura loja u bë edhe më e hapur, pasi barazimi nuk kënaqte asnjërën skuadër.

Ndërkohë kryesimin në Eredivisie e merr një skuadër surpizë, Zwolle, që me suksesin 2-0 ndaj Cambuur arrin fitoren e 4 në po kaq ndeshje duke u pozicionuar me pike të plota në tabelë pas 4 javëve. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2013, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori