Eredivisie, start pozitiv edhe për PSV (VIDEO)
Nis me fitore aventura e Philip Cocu në stolin e PSV Eindhoven. Ish futbollisti i Barcelonës, i cili ka qënë për një kohë të gjatë asisent në filip Stadion debuton me tre pikë dhe shumë vuajtje në sezonin e ri. Në "Kyocera Stadion" të Hagës, PSV triumfon 3-2 ndaj skuadrës vendase Ado. Një fitore e cila erdhi që në pjesën e parë por që u rrezikua disi në fundin e 90 minutëshit.

Cocu e nis lojën me Toivonen në stol, ndërsa nuk mungojnë në fushë Mahers dhe Vijnaldum. Është pikërisht ky i fundit që në minutën e 12 zhbllokon rezultatin pas një pasimi të marë nga Schars. Miqtë tregohen cinikë dhe kërkojnë të shfrytëzojnë cdo mundësi. Në minutën e 27 është mbrojtësi Dany Holla që shënon në portën e tij dhe con në avantazh të dyfishtë PSV Eindhoven, që momentin magjik e shfrytëzon më së miri. 5 minuta pas autogolit djemtë e Cocu realizojnë edhe golin e tretë me anë të mbrojtësit të majtë Villems.


U duk mision i përfunduar për skaudrën nga Eindhoveni por vendasit nuk janë dakord. Në minutën e fundit të pjesës së parë Holla rikuperon gabimin e tij, duke shënuar kësaj radhe në portën e Jeroen Zoet.

Pjesa e dytë nuk dhuron golat e të parës por ndeshja bëhet më interesante me kalimin e minutave. Fundi është intrigues por goli do të vijë vetëm në kohën shtesë kur Van Duinen shkurton diferencat me një gol që ka vlerë statistikore. Me këtë fitore PSV i bashkohet Ajax dhe Groningen në kuotën e 3 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2013, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori