Ermali i sugjeron Ramës të braktisë Juven, por ai tallet keq me Interin (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin "Xing me Ermalin" teksa nuk i ka shpëtuar as pyetjeve për Juventusin.

Gazetari i ka sugjeruar Ramës që të ndryshojë skuadër pas humbje së Championsit, por ai i është kundërpërgjigjur duke "thumbuar" Milanin dhe veçanërisht Interin.

"Skuadra nuk ndërrohen vëlla. Edhe ti je milanist, keq i keni punët, por mos u dorëzo. Ata të Interit janë bo si Librazhdi i Italisë. Skuadrat nuk ndryshohen se është tifozllik, kështu është fiksimi. Shkojmë në stadium si spektator, ti me Milanin, unë me Juven, tjetri me Interin. Mbaron ndeshja, shkojmë në shpi ne vazhdon jeta", u shpreh Rama.

Shtuar më 18/06/2017, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori