Etrit kujdes! Bendtner "gërshërë" spektakolare në stërvitje (VIDEO)
Danimarka po përgatitet për sfidën e "Elbasan Arena"-s përballë Shqipërisë këtë të shtunë dhe për atë kundër Portugalisë. Kombëtarja skandinave, që fitoi 2-1 takimin e parë eleminator kundër Armenisë, ka nisur grumbullimin dhe e gjithë vëmëndja është vënë mbi Nicklas Bendtner, sulmuesin e Wolfsburg.

Dhe ish bomberi i Arsenal nuk ka zhgënyer teksa ka shënuar një gol shumë të bukur në stërvitjen e fundit.

Pas një krosimi nga e djathta Bendtner u koordinua shumë mirë dhe falë një gërshëre shumë të bukur mundi të mposhte portierin.

Urojmë që diçka të tillë mos arrijë ta bëjë ndaj Shqipërisë.../albeu.com/
Shtuar më 07/10/2014, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori