Everton fundos Chelsea (VIDEO)
Pas barazimit me Wolves vjen një tjetër rezultat negativ për Chelsea në Premier League.

Everton ka arritur të marë një fitore të merituar duke i shënuar dy gola dhe mospranuar asnjë.

Pjesa e parë do të mbyllej në rezultatin e bardhë 0-0. Ndërsa pjesa e dytë do të niste menjëherë me një gol të Everton në minutën e 49 me brazilianin Richarlison.

Blutë e Londrës pas golit të pësuar rritën dozën e sulmit por nuk ja arritën dot të dëgonin topin në rrjetë.

Në minutën e 72’ gjyqtari do të akordonte një penallti për Everton pas një faulli të shkaktuar në zonë nga Marcos Alonso.

Penalltinë e mer përsipër ta godasë Islandezi Sigurdsson i cili nuk ka shumë stastistika positive për sa i përket penalltive por në këtë rast ishte mjaft me fat teksa portieri Kepa arrin ta priste topin por duke e lenë përsëri në zonë aty ku përsëri Sigerdsson pëfiton dhe e dërgon topin në rrjetë.

Pas kësaj ndeshje Chelsea mbetet në vendin e 6 me 57 ndërsa Everton në vendin e 11 me 40 pikë. /albeu.com/

Shtuar më 17/03/2019, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori