Everton shkatërron Manchester United, zona Champions bëhet mision i pamundur (VIDEO)
Manchester United ka pësuar një humbje të rëndë në fushën e Everton, që ka fituar me lehtësi 4-0 kundër "Djajve të Kuq" falë golave të Richarlison (13'), Sigurdsson (28'), Digne (56') dhe Walcott (64').

Kjo humbje mund t'i kushtojë kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League skuadrës së Solskjaer, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundi i kampionatit.

United, në fakt, mban vendin e gjashtë në renditje me 64 pikë, dy më pak se Arsenal-i i vendit të katërt, që do të luajë sot në shtëpi kundër Crystal Palace (17:00).

Ka qenë një rezultat tronditës për miqtë, të cilët kanë pësuar 48 gola në këtë sezon të Premier League, më shumë se në çdo sezon tjetër të kampionatit anglez.
Shtuar më 21/04/2019, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori