Everton ka një start mjaft të mirë këtë sezon në Premier League.
Ekipi i drejtuar nga Ancelotti ka 4 fitore në po kaq ndeshje. Ditën e sotme
Everton ka mposhtur bindshëm
Brighton.
Serinë e golave e hapi i përhershi Calvert-Lewin në
minutën e 16' më pas ndeshja do të barazohej në
minutën e 41' nga Maupay. Pjesa e parë nuk do të përfundonte në barazim pasi një asist nga
James kthehet në gol nga Mina në shtesën e 45 minutave të para.
Pjesa e dytë do të nistë ashtu si e para, këtë herë me
James që dërgon topin në rrjetë në
minutën e 52'. Do të ishte përsëri kolumbiani që po tregon një formë të jashtëzakonshme në Angli që do të shënontë dhe golin e 4 për ekipin dhe të dytin personal.
Brighton do të shënonte edhe një gol të dytë në fundin e lojës me Bissauma. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2020,
ora 18:15