Pas Tottenham një tjetër klub i madh i futbollit anglez i jep fund aventurës në FA Cup.
Liverpool, 18 herë
kampion i Premier
League-s dhe 5 herë
kampion i UEFA Champions
League, është eleminuar në raundin e katërt të FA CUp nga modestët e
Oldham Athletic.
Skuadra e
League One ose kategoria e tretë në Angli ka mposhtur "The Reds" me rezultatin 3-2.
Vendasit gjetën golin e avantazhit që në minutën e 3 falë autogolit të Skrtel, ndërsa Suarez
barazoi shifrat në të 17 duke dhënë përshtypjen e një përmbysjeje por nuk ndodhi kështu.
Oldham shënoi edhe dy herë të tjera me anë të Smith në të 45 dhe Wabar në të 48 duke arritur një fitore historike, ndërsa shkurtoi diferencën për miqtë Allen në të 80-ën. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2013,
ora 18:57