Fabregas kryen seancën e parë stërvitore (VIDEO)
Mesfushori Cesc Fabregas pas prezantimit të tij si lojtari më i ri i Barcelonës ka kryer edhe seancën e parë stërvitore me ekipi katalanas duke u bërë në mënyrë të menjëhershme pjesë e klubit.

Fabregas kampion bote dhe europe me spanjën ka kreyer seancën e parë stërvitore me ekipin e Barcelonës në orën 19:00 me dyer të mbyllura.

Nesër ekipi i Barcelonës do të kryejë seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së kthimit kundrejt Real Madridit në Superkupën e Spanjës.

Sipas shtypit spanjoll nëse Fabregas merr pjesë nesër në seancën stërvitore atëhere ai do të jetë pjesë e Bracelonës në ndeshjen kundrejt Real Madridit. /albeu.com/

Shikoni videon:

Shtuar më 16/08/2011, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori