Fair Play-i përfundon keq, sulmuesi shënon nga 35 m (VIDEO)
Në minutën e 72 të ndeshjes mes Tbilisi dhe Sion Bolnisi, e vlefshme për kategorinë e parë në kampionatin gjeorgjian, rezultati është ende 0-0. Miqtë e Sion, duke përfituar nga dëmtimi i një kundërshtari, mundën të gjenin golin me anë të sulmuesit Xisco Munoz.

Futbollisti goditi nmga 35 metra largësi, për të bërë të mundur futjen në fushë të mjekëve, por topi mori një trajektore të tillë që nuk mundi të ndalej nga portieri vendas dhe përfundoi në rrjetë.

Për të shlyer fajin futbollistët lanë skuadrën e Tbilisit të shpënonte në portën e tyre, ndërsa ndeshja u fitua nga miqtë me rezultatin 1-2. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2014, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori