As rikthimi me gol që në ndeshjen e parë zyrtare pas dëmtimit të rëndë i Radamel Falcaos nuk i mjaftoi, Monacos për të marrë qoftë edhe një pikë në takimin përmbyllës të javës së parë në kampionatin francez, pasi
skuadra e principatës u mposht brenda në stadiumin “Luigji i dytë”, 2-1 nga
Lorient. Largimi i James Rodriguez për te Reali i Madridit, binte shumë në sy te
Monaco pasi
skuadra e drejtuar nga trajneri Leonardo
Jardim ishte pa fantazi në fushën lojës, për më tepër që tekniku portugez e nisi sfidën me Falcaon në stol.
Pa kaluar ende 9 minuta lojë, qendërmbrojtësi i vendasve Abdennour pengoi brenda zone sulmuesin kameruanas të
Lorient Vincent Aboubakar. Arbitri kryesor nuk kishte asnjë dyshim duke akorduar një 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë Aboubakar nuk gaboi duke kaluar miqtë në
avantazh. Duke parë që
skuadra e tij nuk po reagonte aspak në minutën e 59-të trajneri
Jardim hodhi në fushë "El Tigre"-n në vend të Ocampos.
Pas vetëm 19 minutash në tapetin e gjelbërt, Falcaos iu dha mundësia për të shënuar sërish me fanellën e Monacos në një ndeshje zyrtare pasi sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov arriti të fitonte një 11-metërsh.
Nga pika e bardhë Falcao mposhti portierin e
Lorient me një goditje vërtet të zgjuar duke barazuar rezultatin. Megjithatë nuk ishte e thënë që
Monaco të merrte qoftë edhe një pikë në këtë sfidë pasi Lavgine në minutën e 87-të kaloi sërish skuadrën e trajnerit Sylvain Ripoll në
avantazh, duke bërë që sfida të mbyllej me fitoren e miqve. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014,
ora 11:06