Falcao, shpëtimtari i Atletico Madrid (VIDEO)
Goli i Radamel Falcaos ndihmon Atletico Madrid, i mbetur me 10 lojtarë, të ruajë rekordin pozitiv në ndeshjet e shtëpisë me fitoren 1-0 kundër Espanyol. Sulmuesi kolumbian shënoi golin e tij të 21-të këtë sezon në minutën e 38, ndërkohë që pjesa e parë mbyllet me një lojtar më pak, pasi kapiteni Gabi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Ekipi i Diego Simeones përforcon pozitat në vendin e dytë me 56 pikë, 12 pikë pas Barcelonës kryesuese dhe 4 më shumë se Real Madrid.

Më herët Celta Vigo fitoi 2-1 kundër Granadas, ndërsa Rayo Vallecano u mund në shtëpi 1-2 nga Real Valladolid. .albeu.com/
Shtuar më 25/02/2013, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori