Kur panë sherrin, fotografët e vendosur në pemët rreth qendrës sportive të Carrington menduan se ishin njerëzit më me fat. Nuk ndodh shpesh të shohësh që trajneri dhe futbollisti i tij ngrejnë duart kundër njëri-tjetrit. Një ngjarje e bujshme që bëri menjëherë xhiron e botës, por që një ditë më pas ai që i surprizoi të gjithë ishte Roberto
Mancini.
Tekniku
italian dhe sulmuesi
Mario Balotelli ishin protagonist të një sherri mes tyre, por të premten janë paraqitur në stërvitje sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Madje,
Mancini është munduar të zbehë gjithçka, ndërsa përtej pritshmërive ka bërë të ditur se nuk do të ketë asnjë masë disiplinore në dëm të futbollistit.
"
Balotelli ndërhyri rëndë ndaj një prej shokëve të skuadrës dhe unë e urdhërova të dilte nga fusha. Ai nuk pranoi ta bënte këtë dhe unë u përpoqa ta shtyj me forcë. Humba llogjikën për pak sekonda, por episodi nuk është aq i rëndë sa e bëjnë mediat. Gjithçka është mbyllur edhe nuk do të ketë asnjë masë ndaj tij", ka thënë
Mancini në konferencën e fundit për shtyp.
Ngjarja e ditës së enjte u projektua si fundi i karrierës së
Mario Balotelli te Manchester City. Por nuk mendon kështu
Mancini që vazhdon të besojë te sulmuesi
italian. "Ai është vetëm 22-vjeç dhe i lejohet të gabojë.
Balotelli nuk do të largohet, pasi unë besoj tek ai", ka thënë tekniku
italian. Megjithatë, fjalët e Roberto
Mancinit nuk kanë qenë bindëse për mediat angleze.
Sipas tyre,
Balotelli do të largohet nga City, ndërsa sjellja e butë e
Mancinit ka të bëjë me politikën e klubit për të mbajtur të lartë çmimin e kartonit të futbollistit. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2013,
ora 16:25