Fantastik Sadiku, dhuron asist vendimtar për Luganon (VIDEO)
Armando Sadiku, sapo kalojnë javët po bëhet shumë deçiziv për skuadrën e tij. Në ndeshjen e sotme kundër ish-ekipit të tij Zyrihut, sulmuesi i Kombëtares ka dhuruar një asist për shokun e skuadrës në golin e vëtm që ka shënuar Lugano.

Sadiku ka marrë topin dhe me një takim ka vertikalizuar për Gerndt, i cili para portierit në pozicion të prirët nuk ka gabuar.

Ishtë një aksion shumë i bukur ky për Luganon, që vazhdon ende të jetë në epërsi, pas kësaj rrjete të shënuar në minutën e 30-të.

Ne pesë ndeshje që ka luajtur me Luganon, Sadiku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist. Kujtojmë që Sadiku ka luajtur te Zyrihu për tre sezon nga viti 2014 deri në 2017.
Shtuar më 03/03/2019, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori