Ronaldo shënoi mbrëmë golin e 760-të në karrierën e tij dhe për shumë medie botërore, u bë shënuesi më i mirë i historisë së futbollit.
Por ky rekord është hedhur poshtë.
Federata Çeke e Futbollit konfirmoi sot se, pas kërkimeve të thelluara,
Josef Biscan ka realizuar gjithsej 821 gola në karrierë, duke qenë golashënuesi më i mirë në historinë botëror.
Zbulimi është publikuar në faqen zyrtare të Federatës Çeke të Futbollit.
Josef Biscan ka luajtur në vitet 1931-1955 me klubet Rapid Viena, Admira, Slavia
Prague, Vitkovice, Hradeç Kralove dhe Dinamo
Prague, ndërsa ka përfaqësuar Austrinë, Çekosllovakinë dhe Bohemi/Moravën.
Ai vdiq në 12 dhjetor të vitit 2001 në moshën 88-vjeçare.
Shtuar më 21/01/2021,
ora 17:32