Fenerbahçe mposht Galatasaray-n mes polemikave (VIDEO)
Fenerbahçe është fituesja e derbit të Stambollit përballë Galatasaray. Ndeshja e sapopërfunduar i buzëqeshi verdhebluve të cilët mposhtën 2-1 kampionët e rinj të Turqisë. Golat e fitores për vendasit i shënoi Webo, ndërsa më parë për skuadrën e Terim shënonte Yilmaz.

Si gjithmonë, ndeshja ka qënë plot tensione në fushë dhe stadium ku nuk kanë munguar as shqetësimet për forcat e rendit dhe plot kartona nga ana e arbitrit Cuneyt Çakir. Në minutën e fundit të ndeshjes Volkan për vendasit dhe Sabri për miqtë dolën jashtë loje me karton të kuq.


Me këtë fitore Fenerbahçe hedh një hap të sigurtë në blindimin e vendit të dytë, pasi shkon në +3 kundrrejt Besiktas. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2013, ora 22:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori