Festa e çmendur e Simeones me kapësin e topave (VIDEO)
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone, është i famshëm për karakterin e tij shpërthyes por edhe për festimet e çmendura kur shënon skuadra e tij.

Një gjë e tillë ndodhi edhe dje në fitoren 2-0 kundër Real Madrid në Copa del Rey.

"Los Colchoneros" kaluan në avantazh në minutën e 58 me anë të Raul Garcias dhe kaq mjaftoiargjentinasi të shpërthente në festë.

Ai nuk zgjodhi të festone me lojtarët e tij, por me një djalosh të vogël që gjendej pranë stolit të Atleticos dhe kishte për detyrë të kapte topat. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori