Festa e Manchester City-t, Madonna tërbon Guardiolën (VIDEO)








Manchester City shkroi historinë në futbollin anglez, pasi bëhet skuadra e parë që fiton të gjitha trofetë kombëtarë; Premier League, Fa Cup dhe Kupën e Ligës.


Ndaj, është më se e drejtë që skuadra të bëjë festime të çmendura.

Pasi bëri paradën e zakonshme në rrugët e qytetit të Manchesterit, skuadra e "Citizens" vijoi festimet e saj në forma të tjera, e në këtë pikë nuk bënte përjashtim trajneri Pep Guardiola.

Trajneri katalanas, rrallëherë e lëshon veten gjatë festimeve për sukseset e tij, por këtë radhë duket se nuk u përmbajt dot.

Në orët e fundit, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një video, ku 48-vjeçari shfaqet krejtësisht i lirshëm teksa argëtohej duke kënduar e vallëzuar me lojtarët e tij, nën tingujt e këngës së famshme të Madonnës, "Like a Prayer".
Shtuar më 21/05/2019, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori