Festival golash në Camp Nou, Barcelona shkatërron Gironan (VIDEO)

Pëlqej
Barcelona ka fituar lehtësisht me shifrat 6-1 ndaj Gironas në "Camp Nou", ndeshje e vlefshme për javën e 25-të të La Ligas.

Të parët që kalonin në avantazh ishin miqtë me golin e mesfushorit Portu në minutën e 3'-të.

Por katalanasit i kundërpërgjigjen dy minuta më pas me golin e Suarezit.

Për të vazhduar më pas me golat shënuan; Messi (30' & 36'), Suarez (44' & 76), Coutinho (66').

Në këtë ndeshje shkëlqeu dyshja Messi-Suarez që shënuan të dy pesë gola.

Pas kësaj fitoreje Barcelona renditet në vendin e parë me 65 pikë ndërsa Girona në vendin e nëntë me 34 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori