Fitojnë bindshëm Kroacia dhe Uellsi (VIDEO)
Kroacia dhe Uellsi kanë fituar përkatësisht përballë Norvegjisë dhe Izraelit.

Kroacia ka fituar me rezultatin e thellë 5:1 kundër Norvegjisë, duke bërë një hap tepër të rëndësishëm drejt kualifikimit për në Euro 2016.

Golat për Kroacinë në këtë ndeshje i shënuan Brozovic, Perisic, Olic, Schildenfeld dhe Prnjic ndërsa golin e vetëm për Norvegjinë e shënoi Tettey.

Pas kësaj fitoreje Kroacia ngritët në vendin e parë në Grupin H me 13 pikë, 3 më shumë se sa Italia që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkaq, Uellsi ka mposhtur 3:0 Izraelin në fushën e kësaj të fundit./albeu.com/




Shtuar më 28/03/2015, ora 21:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori