Fitojnë City dhe Chelsea (VIDEO)
Manchester City 3-2 Southampton


Wigan Athletic 0-2 Chelsea
Aguero (City)
Në takimin e sotëm në Premier Ligë, Chelsea ka mposhtur Wiganin, me dy gola të shënuar që në fillim të ndeshjes. Së pari, në minutën e 2-të shënoi mbrojtësi serb Ivanoviq, kurse në minutën 7 nga penalltia epërsinë e dyfishoi Frank Lampard.

Në Manchester, kampioni i edicionit të kaluar Manchester City mezi arriti të mposht Southampton me rezultat 3:2.

Edhe pse David Silva në minutën e 17 realizoi penaltinë dhe i solli vendësit në epërsi me 1:0, rrjedha e lojës ndryshoi në pjesën e dytë. Në minutën e 59-të rezultatin e barazoi Lambert, kurse në minutën e 68-të mysafirët shënuan edhe golin e dytë nëpërmjet D. Savis. Por, kampionët aktualë të Anglisë u rikthyen në ndeshje me golin e Edin Xhekos në minutën e 72-të. Tetë minuta më vonë, Samir Nasri i shpëtoi nderin skuadrës së tij duke shënuar golin e tretë të fitores për Manchester City-n.
Shtuar më 19/08/2012, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Cili ka qënë sukesi më i madh i Kombëtares shqiptare?
20%
20%
20%
20%
20%