Fitojnë Interi dhe Roma (VIDEO)
Milito (Inter)
Falë penalltisë së Militos që u sigurua në fundin e ndeshjes, Interi ka arritur të arkëtojë tre pikë, duke mposhtur Sienën me rezultat 2-1.

Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Di Agostino (21'), i cili kaloi mysafirët në epërsi prej 1-0.

Barazimi i Interit erdhi nga Milito në minutën e 41 të pjesës së parë.

Pas kësaj fitoreje, Interi mbetet ende pas katërshes së skuadrave italiane që ndajnë renditjen në Serie A.

Edhe Roma gëzoi tifozët e vet në Olimpico, pasi mposhti Udinezen me rezultat 3-1. Kjo fitore e fut seriozisht Romën në garë për vendin e tretë në Serie A. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2012, ora 22:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori