Fiton City, humbet Chelsea (VIDEO)
Manchester City vazhdon të ecë me hap kryesuesi në Premier League. Djemtë e Roberto Mancini kanë mposhtur sot Bolton Wanderers me rezultatin -0. Golat për "Citiziens u shënuan nga Steinsson (autogol) në minutën e 24-rt dhe Mario Balotelli në të 69-ën.

Me këtë fitore Manchester City ruan vendin e parë me 66 pikë dhe është përkohësisht 5 pikë para Manchester United që do të luajë nesër përballë Tottenham Hotspurs. Ndërsa Bolton qëndron e parafundit në tabelën e rënditjes me vetëm 20 pikë të grumbulluara pas 27 javësh kampionat.

Nga ana tjetër Chelsea i Villas Boas vazhdon të zhgënjejë teksa edhe sot është mundur minimalisht 1-0 nga West Bromwich Albion në fushën e këtyre të fundit. Goli u shënua nga McAuley në minutën e 82-të të takimit.

Me këtë humbje Blutë londinezë mbeten në vendin e 5-të me 46 pikë, ndërsa tekniku portugez i tyre rrezikon seriozisht stolin. /albeu.com/

Rezultatet e plota:

Blackburn R. 1 - 1 Aston Villa
Manchester C. 2 - 0 Bolton W.
Queens Park R. 1 - 1 Everton
Stoke C. 1 - 0 Norwich C.
W.B.A 1 - 0 Chelsea
Wigan Athletic 0 - 2 Swansea C.

M.City 1-0 Bolton.W:




WBA 1-0 Chelsea:
Shtuar më 03/03/2012, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori