Fiton City (VIDEO)
Manchester City ka shënuar një fitore të rëndësishme përballë Aston Vilës me rezultat 3:2.

Skuadra e Pellegrinit ka qenë në epërsi prej 2:0 me golat e Agueros dhe Kolarovit, por që skuadra mysafire e barazoi rezultatin në 2:2 me gola e Cleverley dhe Sanchez vetëm 5 minuta para përfundimit të takimit.


Fernandinho ishte shpëtimtar i skuadrës së tij, që shënoi golin e tretë dhe të fitores në minutën e 89’të.

Pas fitores së sotme, City përforcon pozitën e katërt me 64 pikë dhe ka vetëm dy pikë larg Arsenalit që gjendet në vendin e dytë dhe një më pak se Unitedi në vendin e tretë. /albeu.com/

Shtuar më 25/04/2015, ora 21:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori