Fiton Juventusi (VIDEO)
Juventusi i Massimiliano Allegrit po shkon sigurt drejt titullit të kampionit në Serie A, pas fitores 2:0 ndaj Empolit në “Juventus Stadium”.

Golat pwr Zonjwn e Vjetwr i shënuan Lukasz Skorupski (52’) autogol, që fillimisht iu numërua Mario Mandzukicit, dhe mbrojtësi i majtë, Alex Sandro (65’)

Në këtë ndeshje për 20 minuta luajti edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Frederic Veseli, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 70’të në vend të Vincent Laurini.

Pas kësaj fitore, Juve ka shkuar në kuotën e 66 pikëve, 10 më shumë se Roma, të cilët nesër zhvillojnë derbin me Interin duke filluar nga ora 20:45./Albeu.com/
Shtuar më 25/02/2017, ora 22:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori