Fiton Real Madrid (VIDEO)
Real Madridi në transfertë ka arritur të përmbys rezultatin duke mposhtur Deportivo La Corunan me rezultat 2-1 në Estadio Municipal de Riazor.

Vendasit të cilët nuk fitojnë prej kohësh rezultuan një kundërshtar i vështirë për skuadrën e Mourinhos që në letër pritej të ishte e kundërta. Deportivo kaloi i pari në avantazh falë golit të Riki në minutën 34’.

Vetëm në pjesën e dytë madrilenët gjejnë rrugën e golit falë një goditje të bukur të Kaka. Për të shpëtuar Realin nga barazimi mendon Higuain që dyfishoi rezultatin.

Në fund dhe një episod i pakëndshëm për Di Marian, ku marrja e kartonëve të verdhë për 40 sekonda tek Reali po kthehet në modë, pas atij të Ramos në javën e kalaur, pasi argjentinasi la në minutën e 90 skuadrën me 10 lojtarë.

Me këtë fitore, Reali i Madridit shkon në kuotën e 52 pikëve.

Në takimet e tjera të zhvilluara sot Mallorca është mposhtur nga Getafe në terren të vet me rezultat 3-1 ndërsa Zaragoza barazoi me Valencia, 2–2. /albeu.com/

Shtuar më 23/02/2013, ora 22:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori