Fiton Reali, tripletë e CR7-ës (VIDEO)
Real Madrid ka fituar derbin e vogël të Madridit përballë Getafes. Skuadra e Jose Mourinhos fitoi 4-0 ndeshjen e sapombyllur duke iu afruar me tre pikë Barcelonës, që luan në mbrëmje kundër Osasunas.

Pavarësisht se pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0, "LOs Blancos" në të dytën e gjetën 4 herë rrugën e rrjetës, fillimisht me Sergio Ramos në të 53 dhe më pas tre herë me yllin portugez Cristiano Ronaldo (62, 65, 72).

Me këtë fitore Reali shkon në kuotën e 46 pikëve, një më pak se Atletico Madrid, ndërsa Getafe ngelet me pikë 26 pikë në vend të 11. /asbeu.xom/
Shtuar më 27/01/2013, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori