Fitore e lehtë me rezultat 4-0 e Real Madridit në
takimin kundër FC Copenhagenit në ndeshjen e Grupit B në Ligën e Kampionëve.
Golin e parë në
takimin e zhvilluar në Santiago Bernabeu e shënoi Cristiano
Ronaldo në minutën e 21-të.
Ronaldo ishte autor edhe i golit të dytë, i realizuar në minutën e 65-të.
Golin e tretë dhe të katërt për Realin e shënoi Angel Di Maria në minutën e 71-të, respektivisht në minutën e 90-të.
Pas dy xhirosh, Real Madridi numëron gjashtë pikë, ndërsa Juventusi ka dy pikë në vend të dytë. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013,
ora 23:42