Fitore minimale për Bayernin në Rusi (VIDEO)
Pëlqej
Bayern Munichu ka fituar sërish minimalisht në Champions League, këtë here kundërshtari nuk ishte City por CSKA-ja e Moskës. Ndeshja u zhvillua në Arena Khimki.

Golin me vlerën tri pikë e shënoi Thomas Muller nga penaltia në gjysmën e parëminuten e 21.

Vendasit patën një rast të mirë përmes Musas në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë edhe pse nuk pranuan gola tjetër, nuk arritën që të nxirrnin rezultat pozitiv nga kjo përballje.

Në këtë takim u aktivizua edhe mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili u fut ne lojë në minutën e 77-të në vend të Mario Gotzes.

Pas dy ndeshjeve të para, Bayern Munichu i prin Grupit E me gjashtë pikë. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori